KROSA PRINT — SHTYP KOMERCIAL & I VEÇANTË
Vizioni juaj.Shtypur meprecizitet.
Shtyp komercial dhe i veçantë për biznese që vlerësojnë cilësinë. Nga përgatitja grafike deri te finisazhi, çdo detaj realizohet me kujdes.
Krejt çka t'vyn,nën një kulm.
Makineria e fundit dhe njerëzit e duhun për me jetësu çdo ide—prej vizitkartës ma t'thjeshtë e deri te paketimet premium me folie e detaje t'imëta.
Shtyp Offset (Industriale)
Shtyp i randë për tirazhe t'mëdha. Makinat tona s'njohin lodhje. Kualiteti met i njëjtë te kopja e parë dhe te e 100-mijta.
- Shtyp me 4 ose 6 ngjyra
- Përputhje me Pantone (PMS)
- Sasi prej 500 deri 500,000+
Shtyp Digjital (Shpejtësi)
Ke afate t'ngushta? S'ka dert. Shtyp super i shpejtë për sasi ma t'vogla pa ba asnji kompromis me kualitetin e ngjyrave.
- Printim mrena ditës
- Printim me t'dhëna t'ndryshueshme
- Pa sasi minimale t'porosisë
Format i Madh (Outdoor)
Bane brendin tand me u pa prej s'largu. Banera e billboarda t'printume me bojëra rezistente qe s'zbehen lehtë n'diell as n'shi.
- Shtyp deri n'3.2m gjerësi
- Materiale t'forta e fleksibile
- Ngjyra rezistente ndaj UV
Detaje & Përpunim (Premium)
Foli t'arit, embossing, llak UV. Këto s'janë veç detaje, këto janë elementet që ia japin punës atë ndjenjën "premium" kur e kap n'dorë.
- Stampim me foli (Hot & Cold)
- Spot UV dhe soft-touch
- Prerje speciale me forma t'lira
Paketime & Etiketa (Retail)
Paketimi fol për produktin pa e hapë. Na krijojmë paketime me ngjyra t'plota që s'lojnë kërkon pa t'kqyrë n'raft.
- Materiale t'certifikuara (Food safe)
- Inxhinieri e plotë strukturore
- Nga prototipi te prodhimi serik
Identitet & Zyrtare (Brending)
Vizitkarta që peshojnë randë dhe materiale që thojnë "na jem serioz" sapo ia jep klientit. Letër premium, prerje e saktë, impakt i garantum.
- Letër e trashë me teksturë
- Ngjyrosje n'skaje (Edge painting)
- Set i plotë i materialeve zyrtare
Flasin punët,jo fjalët.
Këtu s'ka vend për fjalë t'mëdha. Kualiteti i projekteve tona tregon gjithçka. Ja disa prej punëve që na bojnë krenarë.

Koleksioni i Etiketave të Birrës Artizanale

Komplet Materialesh Zyrtare për Brend Luksoz

Raport Vjetor & Infografika

Brending & Sinjalistikë për Event

Ribrendimi i Materialeve Korporative

Katalogu Sezonal & Kartolina
"Qe 3 vjet punojmë me Krosën për etiketat e produkteve tona. Kualiteti asnjiherë s'ka lëvizë. E njëjta ngjyrë te produkti i parë dhe te i 100-mijti. Këta njerëz s'bëjnë kompromise."
"I ndrrum nja dy shtypshkronja tjera shkaku i problemeve me ngjyra, derisa e gjetëm Krosën. Dallimi asht si dita me natën. Na i kanë zanë nja dy gabime n'fajlla para se me i shti n'shtyp qe as vet s'i kemi pa."
"E kishim nji afat t'çmendun. U deshtë me i kry mbi 2,000 katalogë për 2 ditë punë. Jo veç që i prunë me kohë, po kualiteti ishte n'nivel. E pabesushme qysh kryjnë punë n'presion."
"Pse e zgjedhim Krosën? Sepse marrin vesh n'dizajn. S'janë prej atyne qe veç ta prekin butonin 'Print'. T'këshillojnë për letrën e përpunimin, e ta bëjnë produktin 10 herë ma t'mirë se qysh e ki mendu."
Hajde folimpër biznes.
Gjithçka nis me nji bisedë. Plotëso formën, ose eja n'zyre t'pijmë kafe e t'kqyrim qysh e çojmë biznesin tënd përpara.
Rr. Gursel dhe Bajram Sylejmani
70000 Ferizaj, Kosovë